Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Analiza Koha per per nje politike te perbashket kombetare ne Tirane, Prishtine e Shkup. (Interviste e Kryetarit te Listes per Shqiperi Natyrale, Koco Danaj, per Javoren e Tiranes JAVA)
Banner

Koha per per nje politike te perbashket kombetare ne Tirane, Prishtine e Shkup. (Interviste e Kryetarit te Listes per Shqiperi Natyrale, Koco Danaj, per Javoren e Tiranes JAVA)

Si e shikoni "ftohte" prishjen e memorialit te Presheves, nje lloj sinjali te mostolerances serbe apo perpjekje deshperuese?
Janë që të dyja, edhe intolerancë, por edhe përpjekje dëshpëruese. Por nuk janë këto kryesoret. Kemi të bëjmë në mënyrë figurative me kronikën e një ngjarje të paralajmëruar. Para 4 muajsh, një nga Institutet më të mëdha në Europë, që këshillon qeverinë gjermane, prognozonte se shumë shpejt në trekëndëshin Maqedoni, Kosovë, Shqipëri do të ketë ndryshime kufijsh. Me përjashtim të disa mediave që e dhanë si lajm, askush nga politika shqiptare nuk u mor seriozisht. E dyta, Beogradi dënon 9 shqiptarë nga Lugina e Preshevës, me 116 vjet burg, për gjoja krime kundër njerëzimit. E treta, Beogradi arrin të realizojë përcarjen e shqiptarëve ne Bujanoc, të cilët megjithëse kanë shumicën në Kuvëndin lokal, koalicionin e krijojnë me partinë e Nikolicit. E katërta, në 28 nëntor 2012, në Vlorë kombi shqiptar shpalli bashkimin faktik dhe krijimin real të Shqipërisë natyrale. Ka edhe të tjera, por edhe kaq mjaftojnë për të arritur në një konkluzion real që është: Kemi të bëjmë me zbatim të Platformës sërbe ndaj shqiptarëve. Kohërat ndryshojnë, por Platforma në thelb nuk ndryshon, ajo thjesht i përshtatet realitetit. Pra është një skenar i mirëorganizuar, me synim kryesor spastrimin etnik të shqiptarëve.


A mendoni se politikanet aktuale te Shqiperise, Kosoves e madje dhe te Maqedonise jane disi inferiore per sa i perket politikes se te ardhmes se shqiptareve...karshi politikes sllave?
Nuk janë disi, janë tërësisht inferior. Reagimi vetëm me deklaratë mediatike, është më shumë “larje” shpirti se sa reagim. Qeveria e Tiranës dhe Prishtinës, nuk kanë Platformë për të sotmen dhe të nesërmen e kombit shqiptar. Kanë vetëm deklarata. Por vetëm me ato, nuk përballohen dot Platforma dhe skenarët sërbë. Prandaj në mjaft rastë politika shqiptare në Tiranë, Prishtinë apo Shkup qëndron në mbrojtje, kur duhet të jetë e kundërta. Po sjell në vëmëndjen tuaj disa detaje, para dhe pas heqjes së lapidarit, kryeministri Dacic bëri disa provokime të paramenduara, të cilat deri tani që flasim bashkë janë pa përgjigje. E para: Dacic synoi të paraqesë UCPMB si Alkaedë. Ju kujtohet besoj krahasimi i tij midis Monumentit të dëshmorëve të UCPMB dhe Alkaedës. Ai ju drejtua SHBA duke thënë: “A do ta lejonit ju, ngritjen e monumentit të Alkaedës” në Nju Jork. Pra vuri shënjën e barazimit. A ju kujtohet që një nga propozimet sërbe për shvendosjen e Monumentit ishte vendosja e tij në ndonjë oborr xhamie. Nesër, të njëjtën gjë ai do ta thotë për UCK në Kosovë. E dyta, Dacic në konferencë me gazetarë, u shpreh së në Luginë kishte vetëm flamuj të Shqipërisë dhe asnjë të Kosovës, u shpreh se Kosova është shtet i rremë prandaj Sërbia duhet të negociojë me Tiranën për zgjidhjen e cështjes shqiptare. Por deri tani nuk ka përgjigje, ka vetëm deklarata. Prandaj sa kohë politika shqiptare do të jetë pa një Platformë të përbashkët kombëtare, aq kohë ajo do të jetë inferiore, mbojtjëse, thjesht do të jetë politikë vilajetesh neootomane. A nuk e dëgjuat një politikan shqiptar nga Prishtina të thotë se me cështjen e Preshevës duhet të merret më shumë Tirana se sa Prishtina? A doni shembull me tipik të një politikani Vilajeti? Dhe e fundit, ka disa jave që ka filluar një konflikt i ashpër në maqedoni midis Gruevskit dhe cervenkovskit. Me cfarë kemi të bëjmë, thjesht me luftë për pushtet apo me diabolizëm politik për ti nxjerrë shqiptarët në periferi të politikës dhe vendimmarrjes politike? Askush nuk flet, askush nuk analizon. Politikanët e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit janë të vetmit politikanë në Europë ‘që i dijnë të gjitha”. Të vetmet “këshilla” që mund të kërkojnë janë ato të servilizmit.


Duket me nje lloj "bonsensi" paradoksalisht qeveria e re e Beogradit, qe dukshem mbizoteron nga nacionalistet e Nikolic. A ndoshta parashikohen era te mira per te ardhmen e perbashket te shqiptareve, apo serbet jane te diktuar te veprojne ne kete menyre?
Pyetje e saktë. Dua tju kujtoj një detaj. Marrdhëniet diplomatike midis shqipërisë me Greqinë u vendosën kur në Greqi qeveriste Junta ushtarake. Dhe u vendosën në mënyrë urgjente. Le të vijmë në Beograd. Qeveris ish-radikali Nikolic me ish ultranacionalistin Dacic. Që të dy kanë ngritur problemin e zgjidhjes përfundimtare të problemeve midis sërbëve dhe shqiptarëve duke thënë se në Rajon është e pazgjidhur cështja shqiptare dhe ajo sërbe. Nuk kemi të bëjmë me Platformë të re, por kemi të bëjmë me më shumë vendosmëri. Duke kërkuar me vendosmëri zgjidhjen e cështjës shqiptaro=sërbe, ata synojnë njëkohësisht të marrin ctë marrin nga Kosova, duke synuar më shumë Republikën Srbska në Bosnjë e cila qysh tani vepron si shtet më vehte. Pra dyshja Nikolic-Dacic synon Republikën Sërbska, synon autonomimë e Veriut të Kosovës, natyrisht me një emër të ri, synon pastrimin etnik të Kosovës Lindore, me synim që pas spastrimit etnik të Medvegjës të realizojë edhe spastrimin etnik në Bujanoc, për tju lënë shqiptarëve vetëm atë që quhet rëndom “Lugina e Preshevës” e cila është vetëm një e pesta e Kosovës Lindore. Pas kësaj, ajo nuk shqetësohët fare për bashkimin e trojeve të tjera shqiptare me Shqipërinë. Dhe duket se ata do ta realizojnë një gjë të tillë, pasi kanë edhe bekimin e Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit.


Si nje nga ideologët e Shqipërisë natyrale dhe hartues I Platformës së saj, si mendoni a mund që situate të përshkallëzohet deri në trazira apo konflikte të armatosura?
Ka një problem I cili, ka nevojë të evidentohet. Harta e rajonit tonë, nuk është e përfunduar, ajo është e arnuar, është diku e rregulluar, por nuk është e riformatuar tërësisht. Por që të ndodhë kjo, ka nevojë të riaktivizohet me forcë arbitri ndërkombëtar, që në rastin konkret është SHBA dhe Rusia. Stdudimi I fundit I ekspertëve te CIA dhe GRU, mbi krijimin e Shqipërisë Natyrale, tregon që ky arbitër ndërkombëtar I ka ndarë zonat e influencës. Fitorja e forcave proruse në Gjerogji është një ogur I mbarë për cështjen shqiptare. Pra raporti I botuar tregoi Planin e shërbimeve secrete amerikano-euse në Ballkan, duke mos treguar datën e saktë. Dhe kjo është normale kur flasim për plane të shërbimeve secrete, gjithmonë tregohet plani, por asnje-ëherë data e saktë se kur ndodh ky plan. Se sa ky plan do të realizohet paqësisht apo do ti paraprijë ndonjë trazirë diku në rajon, kjo ka nevojë për studim dhe analizë, kjo ka nevojë që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të kenë një qëndër të përbashkët prognozash. Kështu do të bëhen më seriozë në cështjen kombëtare, por do të kursejnë edhe me shumë jetë njerëzish. Në politikën aktuale duhet zvogëluar sa më shumë pasoja e devizës së dikurshme: “E cfarë rëndësie kanë viktimat kur ato të sjellin përfitime politike”. Politika shqiptare në rajon duhet të shndrrohet nga ‘zjarrfikëse” sic ka qënë deri tani, në paqeberëse. Lufta nuk bëhet sa herë që të duan shqiptarët apo edhe dikush tjetër.


Si i shikoni hapat parazgjedhore te Berishes, Rames, LSI, AK-se dhe FRD ne lidhje me ceshtjen kombetare? A mendoni se ka sinqeritet ne keto qendrime?
Sinqeritet ka, Platformë nuk ka. Ka vetëm deklarata, ka shpesh herë retorikë nacionaliste, ka sharje dhe akuza të ndërsjellta. Pra është një nacionalizëm I ndrojtur. Ndërkaq, problemi shtrohet thjesht dhe qartë. Kombi shqiptar, në 28 nëntor 2012 e shpalli Shqipërinë natyrale. Tashmë duhet që politika shqiptare ta legalizojë atë juridikisht. Problemi shtrohet përsëri qartë; kombi shqiptar e bashkë me atë edhe politika shqiptare sapo festuan 100 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë natyrale me kufij nga Presheva në Prevezë e nga Durrësi në Shkup. Ndërkaq këtë vit në datën 29 korrik, kemi 100 vjetorin e kesaj Shqipërie që jetojmë. Sot kombi shqiptar jeton në tre Vilajete Neootomane, të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit dhe ne disa kaza. Por ata që merren me analizë politike e dijnë se Vilajeti prodhon ose totalitarizëm ose autoritarizëm. Por asnjëherë demokraci. Cfarë do të bëjmë, do ta festojmë apo do ta denoncojmë dhe do të kërkojmë anullimin e mbledhjes famëkeqe të Londrës 1913. Cfarë do të bëjmë, do ta kapim “demin nga brirët apo nga bishti”, do të kërkojmë bashkimin e tre Vilajeteve në një të vetëm apo do të merremi me abetare e liga futbolli? Dhe e fundit; askush nuk arrin të kuptojë përse politika e Tiranës që e ka të sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar, nuk ka një Pltaformë për këtë cështje, askush as nga të huajt, por as nga shqiptarët?
Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje. Deri tani nuk kanë marrë. Dhe nuk kanë marrë sepse ose ka ndrojtje, ose ka paaftësi për ta përballuar një cështje kaq të madhe sic është Shqipëria natyrale, ose mungon mentaliteti që përballon këtë problem madhor, ose ka frikë, ose politika shqiptare është më komode me qeverisje autoritare se sa me qeverisje demokratike.
Por gjithsesi “Treni I bashkimit kombëtar të shqiptarëve” është nisur. Uroj që Politika shqiptare të hipi sa më shpejt në këtë tren e përgatitur dhe e vendosur. Politika shqiptare e të gjitha ngjyrave dhe nënngjyrave ka ardhur koha të kuptojë një gjë: Nuk do të ketë integrim europian të kombit shqiptar, pa integrim ndërshqiptar, pa u bashkuar në një shtet. BE nuk pranon Vilajete Neotomane, por shtete-komb.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook