Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Analiza IDEJA PËR NJË “JUGOSLLAVI TË RE” NË BALLKAN, ËSHTË PORDHË E FTOHTË E SERBISË SË MADHE!!! Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Banner

IDEJA PËR NJË “JUGOSLLAVI TË RE” NË BALLKAN, ËSHTË PORDHË E FTOHTË E SERBISË SË MADHE!!! Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ideja e vjetër për një “Jugosllavie të re”, do të thotë vampirizimin e idesë jorealiste të rikrijimit, të rizgjerimit, të dominimit dhe të faktorizimit të Serbisë së Madhe në kuadrin e Projektit të “Ballkanit Perëndimor”. Mirëpo, këtë ide, nuk duhet pranuar asnjë nga popujt e Ballkanit, sepse prapë do të digjeshin në flakën dhe në zjarrin terrorist dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe.

-JO, JO mbështetje idesë serbomadhe për një “Jugosllavi të re”, por PROJEKTIT URGJENT për RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.

 

 

– RIBASHKIMI I KOMBIT SHQIPTAR DHE I SHQIPËRISË ETNIKE, do të duhej të ishte KRYEIDEJA e agjendës politiko-strategjike, kombëtare dhe shtetërore shqiptare, që urgjentisht, të shtrohej “rend dite” për debatim në Qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi, në Kuvendin e Jakup Krasnsiqit (të instrumentalizuar nga politikat partiake PDK, LDK, AAK, AKR etj.), në Qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, në Kuvendin e Jozefina Topallit, si dhe në agjendat e politikës zyrtare të presidenitit Bujar Nishani dhe të presidentes Adifete Jahjaga.

-Kjo do të duhej të ishte detyrë mbi detyra (preokupimi-kërkesa thelbësore e shkencës, e kishës, e xhamisë, e teqes, e publicistikës, e politikës, e diplomacisë dhe e propagandës së sotme gjithëshqiptare për RIBASHKIMIN E NGUTSHËM MBARËSHQIPTAR NËN ÇATINË E SHQIPËRISË ETNIKE të Ismail Qemalit) e të gjithë pushtetarëve të sotëm shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë, në Ulqin, në Tuz, në Podgoricë, në Shkup, në Tetovë, në Preshevë, në Medvegjë etj. – E, jo, kursesi fiskulturat akrobatike dhe kridhja në “pordhat e ftohta” të jugosllavive të ngordhura serbomëdha! – Lufta e ethshme e qeverisë dhe e parlamentit të Kosovës për normalizimin me çdo kusht të marrëdhënieve me Serbinë, është vetëm një VETËVRASJE POLITIKE derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Republikën e Kosovës! – Derisa Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë me në krye Tomislav Nikoliqin (president) dhe me Ivica Daçiqin (kryeministër), nuk e revidojnë Kushtetutën e Serbisë së vitit 2006, ku decedivisht thuhet se “Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”.

*** Kosovo Minister of Defence Agim Çeku, told the Belgrade "Weekly" (Ndeljnik) newspaper that “I support the idea of ​​a new Yugoslavia”! He referred to the idea which was previously proposed by Serbian general Blagoje Grahovac, to form a South-region, formed by the states of the former Yugoslavia.”(www.pressonline.rs/18/04/2013/info/politika/269715/agim-ceku-podrzavljam-ideju-nove-jugoslavije-.html)

*** Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Agim Çeku, në një intervistë dhënë gazetës serbe të Beogradit “Nedeljnik”, ndër të tjera, tha, - “Podržavam ideju nove Jugoslavije”(- E mbështes idenë e Jugosllavisë së re”)!!! (http://www.pressonline.rs/18/04/2013/info/politika/269715/agim-ceku-podrzavam-ideju-nove-jugoslavije-.html).

Shqiptarët e çliruar dhe, ata ende të robëruar (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Ilirida, Malësia e Madhe në Ballkan, nuk kanë nevojë për një “Jugosllavi të re”, por për një SHQIPËRI TË RE ETNIKE TË RIBASHKUAR!

Ky është shpëtimi, mirëqenia dhe ardhmëria e tyre dhe e Shqipërisë Etnike, jo kurrëfarë "Jugosllavie e re" qoftë edhe në rrethanat e sotme integruese rajonale, evropiane dhe globale.

Në një shoqëri të lirë dhe demokratike, çdo individ i saj e ka të drejtën e shprehjes së mendimit dhe të fjalës së lirë, duke përfshirë të drejtat, liritë, idetë apo dëshirat e tij etj., ndaj edhe ministri Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Agim Çeku ka të drejtë ta shprehë idenë e tij për një “Jugosllavi të re”. Mirëpo, ajo është vetëm çështje personale dhe private e tij. Asgjë më shumë mbase kjo ide e vjetër serbomadhe nuk “ndez” më në Kosovë, as në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike, as në Kroaci e as në Slloveni…, etj., sepse qe më se 20 vjet është bërë dejugosllavizimi i tyre, përpos në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, rajon ky i Shqipërisë Etnike, i cili, edhe në vitin 2013 është nën tutelën e vjetër dhe të re kolonialiste serbojugosllave

O, Agimo, jo mbështetje idesë së “Jugosllavisë së re”, por bashkimit kombëtar shqiptar në Ballkan!

-Ideja e Agim Çekut për një “Jugosllavi të re” është e gabueshme dhe e tejkalueshme mbase i ka skaduar afati i përdorimit të saj që nga vdekja e Titos (1980) dhe nga ngordhja e Slobodan Milosheviqit (2006). Me një fjalë, në Ballkan më nuk ka kurrfarë gjasësh reale, që të vampirizohet asnjë serbo-jugosllavi e ngordhur për faktin se, pikësëpari shqiptarët e as kroatët nuk do të pranonin, që sërish, në mënyrë të vullnetshme, të hynin nën “ombrellën” kolonialiste, neokolonialiste dhe militariste të Serbisë së Madhe-Jugosllavisë së re, të ëndërruar-ideizuar nga Blagoje Grahovac ( i cili, po t’i ngjallej Slobodan Milosheviqi nga varri, sërish si general ,do të ishte në krye të armatës serbojugosllave) dhe, të mbështetur nga Agim Çeku, i cili, po t’i ngjallej Titoja, nuk do të ishte kurrfarë koloneli as gjenerali i një Jugosllavie të re, por vetëm një i burgosur dhe i dënuar politik për shkak të veprës dhe të mbështetjes së luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së.

Duhet t’u rikujtohet generalit Agim Çeku dhe të ish-komandantëve të tjerë, që kanë qenë në ballë të UÇK-së së lavdishme të Adem Jasharit se nuk kanë të drejtë morale, as ligjore, as kushtetuese e as kombëtare, që të përqafojnë ide jugosllave, as projugosllave, sepse luftën a kanë bërë pikërisht për çlirimin nga ato ide, nga ato programe dhe nga ato projekte, të cilat ishin bazamenti i çelikt i pushtimit, i shfarosjes dhe i robërimit kolonial shekullor të gjysmës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që nga vjeshta e vitit 1912, ku e edhe sot në vitin 2013, Prresheva, Bujanoci dhe Medvegja shqiptare po “dergjën” nën saçin e kuq dhe nën çizmen e hekurt të kolonializmit dhe të hegjemonizmit shekullor serb-jugosllav.

-Kjo është dëshmia konkrete pse asnjë shqiptar, e së këndejmi, as gjenerali Agim Çeku, nuk duhet të ëndërrojnë dhe të mbështesin kurrfarë ideje, as projketi për një “Jugosllavi të re”, sepse kjo është një pjellë e keqe dhe e zezë e Serbisë së Madhe, ideologët serbomëdhenj, mbi këtë bazë kanë formuar Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene(1918-1943) dhe jugosllavitë e mëpastjshme.

Pra, Agim Çeku nuk duhet të jetojë në iluzione a nostalgji të së kaluarës, duke ëndërruar kot për një “Jugosllavi të re” mbase të gjitha jugosllavitë e derisotme të “krajlave” serbo-jugosllavë ( Aleksandër Karagjorgjeviq, Tito, Slobodan Milosheviq dhe sot Tomislav Nikoliq… etj.) bazament dhe emërues të përbashkët kanë pasur SERBINË E MADHE të “arkitektit” shovinist dhe racist serbomadh, Ilia Garashanin. Në kuptimin doktrinar, i vetmi dallim i jugosllavie të derisotme qëndron në emërtimet e tyre, kurse në aspektin praktik kanë të njëjtin kuptim semantik-SERBIA E MADHE!

Po, kush është ai gomar, që do ta pranonte idenë e një “Jugosllavie të re” përpos bllagoje grahovacëve…, Slobodan Milosheviqit, i cili me dhunë, me imponim, me diktat, me terror, me agresion dhe me gjenocid ndaj kroatëve, shqiptarëve dhe myslimanëve boshnjakë, deshi të formonte një “Jugosllavi të re” NËN SHAJKAQËN DOMINUESE ÇETNIKO-FASHISTE BARBARIKE TË SERBISË SË MADHE, por këtë PROJEKITE ( me gjithë viktimat e shumta në njerëz dhe dëmet materiale Serbia çetniko-fashiste gjenocidale 1990-1999), nuk e pranuan as sllovenët, as kroatët, as myslimanët boshnjakë, as “maqedonët” e as shqiptarët e Kosovës e, madje, as malazezët e Malit të Zi, të cilët në mënyrë paqësore (pa luftë) u shkëputën nga Serbia. Si rrejdhim i dejugosllavizimit-deserbizimit, qe më se dy dekada, kemi shtetet e lira dhe sovrane, siç janë Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe “Maqedonia”, të cilët janë shkëputur nga Jugosllavia e Titos dhe nga Jugosllavia e Dobrica Qosiqit dhe e Slobodan Milosheviqit.

Jo, “Jugosllavi të re”, por Amerikë në Ballkan!

-JO, Jugosllavi të vjetër, as të re në Kosovë, as në Ballkan, por Amerikë, BE dhe NATO! -Ky është PAJTIMI, afrimi, shpëtimi, zhvillimi, integrimi, demokratizimi, stabilizimi, ekuilibrimi, përparimi, paqja, vizioni realist dhe ardhmëria e të gjithë popujve të Ballkanit. –Jo rijugosllavizimi-serbizimi-rusifikimi i Ballkanit.

- Pra, shumë thjesht dhe e qartë, Amerika, BE-ja dhe NATO-ja janë ideja dhe opcioni i ri dhe i pazëvendësueshëm i Ballkanit në sferën e interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik evro-perëndimor, jo kurrfarë “Jugosllavie e re” me bazament të vjetër të sferës së interesit lindor ruso-serbosllav.

Mbështetja e idesë së një “ Jugosllavie të re”, është e papranueshme VEÇANËRISHT për shqiptarët dhe për kroatët në Ballkan!-Kurrë më nën Rusi-Jugosllavi-Serbi, por vetëm nën Amerikë!

-Mjaft më me lojërat e imponuara spekuluese, mashtruese dhe improvizuese politike dhe diplomatike të Serbisë në kurriz të interesave vitale të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që janë vetëm interes i politikave kontrabandiste, korrupcioniste dhe kriminale të klikave në pushtet, jo interes jetik i popujve të Kosovës-Shqipërisë dhe Serbisë për t’u afruar, bashkëpunuar dhe për të jetuar në marrëdhënie të mira miqësore dhe paqësore.

– Ka ardhur koha e fundit, që të mirreni me zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, jo ta bëni të kundërtën, duke derdhur energji të kota për pajtimin e imponuar me Serbinë gjenocidale, duke e lënë në “mëshirën” e saj, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, si dhe së fundi, edhe Kosovën Veriore, e cila sipas Marrëveshjes së arritur në Bruksel (20 prill 2013) mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, të monitoruar nga Catherine Ashton (shefe e diplomacisë së BE-së), ka hyrë në fazën e saj fillestare të ndërkombëtarizimit në favor të serbëve kolonë të atjeshëm, të cilët nuk duan t’i njohin institucionet shtetërore të Kosovës, as ligjet e as Kushtetutën e Kosovës, por ato të Serbisë dhe Serbinë si shtet të tyre, jo Kosovën, pavarësisht nga koncesionet absurde politike, juridike dhe kushtetuese të saj në njohjen e autonomisë politike dhe territoriale të tyre nga ana e qeverisë, e parlamentit dhe e presidentit të Kosovës. Kjo është përmbajtja e “Marrëveshjes 15-të pikëshe” e tandemit Thaçi-Daçiq, e përfunduar në Bruksel. Mirëpo, kolonët serbë nuk janë të kënqur edhe me njohjen e këtij statusi politik autonom (edhe pse fjala autonomi nuk figuron në asnjërën nga pikat e Marrëveshjes së ashtuquajtur “historike” dhe “epokale” siç e cilësoi me paturpësi edhe deputeti (konstitucionalisti) Arsim Bajrami), esenca e asaj Marrëveshjeje, është njohja e plotë e autonomisë politike dhe territoriale serbëve në Veriun e Kosovës.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook