Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

SHBA-BE dhe OSBE i japn mbeshtetje prokurorise

Në një deklaratë të përbashkët të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Aleksandër Arvizu, ambasadorit të delegacionit të Bashkimit Evropian dhe kreut të prezencës së OSBE-së në Shqipëri shprehet mbështetje e fortë dhe besim i plotë për Prokurorinë shqiptare për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

 

Deklarata eshte bere publike nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ndryshe nga heret e tjera kur te tilla deklarata te perbashketa jane bere publike nga zyra e OSBE-se. Ambasadoret shprehen se: "21 janari 2011 ishte nje dite e dhimbshme ne historine e afert te Shqiperise, ku pati demonstrata te dhunshme ne kryeqytetin shqiptar. Ne ate dite tragjike, u vrane kater protestues dhe dhjetera te tjere u lenduan, perfshi protestues te tjere, kalimtare dhe oficere policie. Deshirojme edhe nje here te shprehim dhembshurine per anetaret e familjeve te viktimave te kesaj dhune te pakuptimte dhe te pafalshme.Eshte e nevojshme qe te hidhet drite e plote mbi ngjarjet e 21 janarit nepermjet nje procedure te besueshme gjyqesore, perfshi nje hetim gjitheperfshires e te pavarur, te lire prej nderhyrjeve politike. Populli shqiptar me te drejte pret qe te jepet drejtesi. Ne kete kontekst, besojme qe zyra e prokurorise shqiptare eshte institucioni i duhur per ta kryer kete hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbeshtetjen tone te plote", thuhet ne deklarate.

"Garantimi i respektit per shtetin ligjor eshte nje element thelbesor i shoqerive demokratike dhe parakusht per te ecur perpara ne integrimin ne BE. Kjo eshte edhe pjese e aspiratave te qytetareve shqiptare", nenvizojne ambasadoret.

"21 janari 2012 duhet te jete me shume se sa nje dite perkujtimi. Duhet te jete edhe nje mundesi qe qytetaret shqiptare te shohin nga e ardhmja dhe qe forcat politike te perforcojne dialogun e tyre politik, bashkepunimin per integrimin ne BE dhe procesin e reformave", vijon deklarata.

"Per rrjedhoje, nxisim udheheqesit politike t’i japin perparesi interesave te vendit dhe te qytetareve te tij kundrejt konsideratave partiake dhe te perqendrohen tek puna e perbashket per hapa konkrete per ta cuar Shqiperine me vendosmeri perpara ne rrugen e reformave ne vitin 2012", mbyllet qendrimi i ambasadoreve te SHBA, BE dhe OSBE-se.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook