Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Meta: Kemi vidio per Edi Ramen

Vazhdon lufta politike me përgjimet. Ilir Meta e ftoi sot Edi Ramën në një ballafaqim në emisionin 'Fiks Fare', ku, sipas tij, për hir të transparencës duhet të transmetohen edhe video-regjistrime të tjera.

Meta paralajmeroi se avokati i tij Spartak Braho disponon një video, qe tregon se si Edi Rama i kërkon favore Prokurores se Përgjithshme.
"Nëse Edi Rama do vërtetë transparencë dhe është i interesuar që të ballafaqohet para gjithë shqiptarëve, para gjithë ndërkombëtarëve lidhur me atë që ai e quan 'vdekja e drejtësisë', duke filluar nga sot, nëse zoti Filip Cakuli na bën ndonjë favor se mund të ketë ndonjë program tjetër apo kur të dëshirojë në emisionin "Fiks Fare" me Sajmirin, me Doktorin, me Filipin bashkë me Edin të dalim para shqiptarëve dhe ai natyrisht le të ketë orë sa të dojë në dispozicion për të folur për të dhënë prova, për të dhënë fakte, për të dhënë video, për të dhënë audio, për të dhënë letra, dokumenta, për kapjen që mund t'i jetë bërë Gjykatës, Prokurorisë nga qeveria e nga kryeministri. Me lejen e Filipit unë vetëm dy minuta kohë dua për të transmetuar diçka në video dhe ne audio. Prokurori i përhershëm pavarësisht se është në detyrë apo është në pritje, zoti Braho ka diçka, e cila do të ishte tepër pozitive për hir të transparencës. Zoti Braho, si një prokuror i përhershëm, i cili nuk ka nevojë të paguhet për të qenë prokuror, ka ditë që kërkon edhe zonjën Rama që ta ndihmojë në këtë drejtim, pra që nga momenti, që ka përfunduar procesi ndaj zotit Meta. Të gjitha këto bëhen për hir të transparencës", tha Meta.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook