Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi në një intervistë për Top Channel se ata janë të gatshëm që të votojnë paketën e propozuar nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për tre ligjet e integrimit.Rama tha se qëllimi i Berishës është që të mos miratohen tre ligjet, në mënyrë që ai ta përdorë këtë për fushatë, pasi argumentet e tjera i kanë rënë.Kryetari i PS iu përgjigj edhe deklaratave të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu se ai dhe Ilir Meta po luajnë bllofin me tre ligjet.