Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi të mërkurën se do të ketë demonstratë ditën e ratifikimit të marrëveshjes Thaçi-Dacic, pasi sipas tyre, nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja përmban premisat e një autonomie politike serbe për veriun. Kjo lëvizje kërkoi nga partitë opozitare të mos e votojnë marrëveshjen, pasi ratifikimi i saj i kërkon 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.