Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Analiza
Banner

Ekstaza maqedonase!! (Nga: Agim Muhaxheri)

Polici maqedonas vret në Gostivar dy shqiptarë. Të nesërmën, ditën e varrimit, në qytetin tjetër, në Shkup tifozët maqedonas, të një ndeshje basketbollistike brohorasin:”Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. Kjo cfarë po ngjet në këtë “oazë të nxehtë” është një ekstazë, dehje masive.

Rezoluta 1244 është asimetrike me Republikën e Kosovës (Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI)

*** Ose Rezoluta 1244, ose  Deklarata e pavarësisë së Republikës së Kosovës (17.02.2008).  Të dyjat nuk hyjnë në të njëjtin “thes” të qeverisë së Kosovës , sepse e përjashtojnë njëra-tjetrën.

*** Derisa Beogradi këmbëngul që të zbatohet Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, kjo do të thotë se është në interes të Serbisë, jo të Republikës së Kosovës. Ndryshe, sikur Rezoluta 1244, të ishte simetrike me përmbajtjen e  Deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës(17 shkurt 2008), Beogradi kurrë nuk do t’i referohej Rezolutës 1244. Këtë, duhet ta mbajnë parasysh si qeveria, ashtu edhe parlamenti I Republikës së Kosovës.

Rezear XHAXHIU: TË DËNUAR TË BESOJMË KOÇON !

Parathënie e librit «Jemi të dënuar të bashkohemi»
….Koço Danaj na vjen sërish. Këtë herë sikur të dojë të na trazojë mëndjen, por edhe ëndrrën. Atë ëndërr mashtruese të cilën ne e kemi tërhequr nga një dekadë në tjetrën, për afro 100 vjet duke u vetkënaqur e duke u mburrur më shumë me historinë dhe origjinën tonë të djeshme se sa nga ajo çka ne kemi ndjerë për veten tonë. Pasi një popull e merr peshën e vet nga ajo se çfarë ai ndjen në radhë të parë për veten e vet. Dhe pikërisht këtu dhe për këtë gjë Danaj këlthet dhe kërkon të na e shkërmoqë ëndrrën duke mos u lodhur në çdo rresht e në cdo faqe, përmes cdo paragrafi e brenda çdo titulli të na kujtojë se nëse nuk bashkohemi sot do të sodisim nesër shpërbërjen e kombit.

Danaj: Opozita etnike shqiptare në Maqedoni është domosdoshmëri

Në një intervistë ekskluzive për portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listës Shqipëria Natyrale, Dr.Koço Danaj fletë për tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni, partit politike shqiptare dhe liderët e tyre. Z.Danja po ashtu gjatë bisedës me gazetarin Destan Jonuzi i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se ku ngelin shqiptarët e Maqedonisë në rast të  bashkimi të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai në intervistë fletë edhe për shumë çështje tjera shqiptare të cilave u jep sqarime historike.

George Washington i Kosovës është Adem Jashari, jo Ibrahim Rugova, JO! (Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI)

*** Ata që nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së UÇK-së  për t'u hedhur ne luftën çlirimtare kundër Serbisë agresore, si dhe ata, që e kanë shkelur Platformën e UÇK-së dhe  Kushtetutën e Kaçanikut (1990), nuk mund të jenë presidentë historikë të Republikës së pavarur të Kosovës, por vetëm presidentë të zakonshëm si Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook