Riker ne Beograd per 4 pikat e Tadic

Zëvendëssekretari i SHBA Philip Reeker nga sot deri më 21 janar do të qëndrojë Beograd, njoftojnë medie serbe duke cituar burime të ambasadës amerikane në kryeqytetin e Serbisë.

Bashkëbisedues i zyrtarit të lartë amerikan do të jetë shefi i ekipit negociator serb në dialog me Kosovën Borko Stefanoviq, e njëra nga temat e bisedime do të jenë të ashtuquajtura katër pikët e Tadiqit për Kosovën.

Reeker më 16 janar ka qëndruar në Prishtinë dhe me atë rast ka thënë se nuk do të ketë as ndërrime territoresh, as ndarje të Kosovës dhe as ndryshime kufijsh.

Follow Us
Find us on Facebook