Zafiri: Zgjedhjet na shpëtojnë nga diktatura

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha i cili në zgjedhjet e fundit bëri koalicion me Nismën për Kosovën, tha se zgjedhjet e reja mund ta shpëtojnë Kosovën nga regjimi diktatorial i Hashim Thaçit.

Edhe pse, siç tha Berisha në një intervistë për “Zëri”, zgjedhjet nuk janë të domosdoshme pasi që Blloku LAN me Vetëvendosja i ka numrat për t’i bërë institucionet, ai thotë se të gjithë janë bashkuar kundër PDK-së.

 

Në seancën e 9 tetorit, siç tha “Zafa” i cili është deputetë i Kuvendit të Kosovë, duhet të votohet Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit, ndërsa përjashtoi çdo mundësi që në iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga, Blloku të ulët së bashku me PDK-në për ta tejkaluar ngërçin. Përgjegjësinë për ngërçin politik ia atribuon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enever Hasanit.

Follow Us
Find us on Facebook