Akuza e “Times”: Turqia marrëveshje me ISIS

Një shkëmbim pengjesh mes Turqisë dhe ISIS. Mbi 180 xhihadistë, mes të cilëve 2 britanikë janë liruar nga Ankaraja në këmbim të 46 diplomatëve turq dhe 3 irakenë të rrëmbyer nga Shteti Islamik muajt e kaluar. Këtë e bën të ditur britanikja “Times” sipas së cilës qeveria e Londrës e ka konsideruar lajmin të besueshëm.

Diplomatët ishin kapur 5 muaj më parë kur xhihadistët morën nën kontroll qytetin Mosul në veri të Irakut. Dy prej xhihadistëve që vijnë nga Britania e Madhe janë studenti 18-vjeçar Shabazz Suleman dhe Hisham Folkard 26 vjeç. Emrat e dy britanikëve ishin në listën e siguruar nga gazeta britanike dhe të konfirmuara nga burime pranë Shtetit Islamik.

Follow Us
Find us on Facebook