Assad: Opozita siriane është trajnuar në Kosovë

Presidenti sirian, Bashar Al Assad, ka thënë se shteti i tij do t'ia tregojë botës "mercenarët" që ka kapur në Siri. Në një intervistë për televizionin rus, "Russia 24", Assad ka thënë se "Siria po e humbë luftën mediale kundër Perëndimit, por jo edhe ndonjë luftë tjetër"

Assad ka thënë se opozita siriane, është ajo që "trafikon mercenarë nga vende të ndryshme". Në intervistën për televizionin rus, Assad ka përmendur Kosovën, si vend ku janë trajnuar anëtarë të opozitës siriane. Ai e ka përshkruar Ushtrinë e Lirë Siriane, si një organizatë të krimit.

Më tej Assad ka thënë se njerëzit e saj, "kanë mësuar taktikat e luftës partizane në Kosovë". "Rebelët sirianë, gjithashtu dihet se kanë shkuar në Kosovë për të studiuar taktikat partizane të luftës. Ka informacione se grupi që e quan veten opozitë siriane ka shkuar në Kosovë për t'u trajnuar për taktikat partizane të luftës", ka thënë Assad.

Follow Us
Find us on Facebook