Blloku të heq dorë nga posti i Kryetarit të Parlamentit!

Insistimi me çdo kush i bllokut VLAN që të kenë edhe postin e kryeparlamentarit, nga analistët politikë po vlerësohet si pengesë kryesore në zgjidhjen e krizës politike.

Sipas tyre blloku paszgjedhor duhet të heqë dorë nga ky post, që më pastaj vendi të bëhet me institucione shtetërore.

Për analistin Imer Mushkolaj, synimi i Isa Mustafës për të marrë postin e kreut të Kuvendit, mbetet në dëshirën e tij, por se sipas tij marrëveshja e arritur në mes të partive që përfaqësojnë këtë bllok, duhet të rishikohet.

“Besoj që kjo mbetet në synimin dhe dëshirën dhe vullnetin e zotëri Mustafës, por konsideroj se sidomos pas marrëveshjes së parimeve dhe paralajmërimeve të Vetëvendosjes për t’u bërë pjesë e qeverisjes, marrëveshja e LAN duhet të ridizajnohet”, ka thënë Mushkolaj.

Follow Us
Find us on Facebook