Jahjaga ftohet në Beograd

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që me 1 nëntor ta vizitojë Beogradin.

Siç merr vesh Klan Kosova, të parës së shtetit, para disa ditësh i ka ardhur ftesa që të merr pjesë në një takim të organizuar në kryeqendrën serbe, nga Komisioni Evropian, që quhet Komisioni Trelateral.

 

Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se thirrja është bërë dhe se tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga, të shkoj në Serbi, por sipas Vllahiut, ende nuk ka vendim zyrtar.

Merret vesh se në takim janë të ftuar kryeministri serb Aleksander Vucic, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama. Nuk dihet nëse në këtë tubim po qe se ndodh, Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur me simbolet e tij, kjo pasi që as Serbia e as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur. Sipas zëdhënësit Vllahiu, ftesa për vizitën në Beograd është bërë në emër të Presidentes së Republikës se Kosovës.

Follow Us
Find us on Facebook